Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përsëriti thirrjen për dorëzimin vullnetar të armëve që mbahen pa lejen e posaçme nga autoritetet. Ai tha se për të gjithë ata që i dorëzojnë këto armë vullnetarisht, nuk do të ketë pasoja penale.