Ora News – Objektivi i sulmit me eksploziv pronari i një rrobaqepësie, ndalohen autorët

2016-11-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ndalon tre persona, të dyshuar si autorë të vendosjes së eksplozivit në Fushë Krujë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë ku shpërtheu nja sasi lënde eksplozive.
Uniformat blu kanë identifikuar dhe ndaluar tre autorët, përkatësisht shtetasit:
-Skënder Vathi 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
-Erjon Tema 19 vjeç, banues në Krujë;
-Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia sqaron se objektiv i sulmit qenë pronari i një rrobaqepësie, shtetasi S.T. Pikërisht në automjetin e biznesmenit është vendosur lënda eksplozive, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar dhe 5 automjete të tjera të parkuara pranë.
?Këta shtetas më datë 15.11.2016, rreth orës, 17:45 në lagjen ?Punëtori? në Fushë-Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozive në mjetin tip Volsvagen Passat me targa AA 545 LS në pronësi të shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar xhami i përparmë i makinës, xhamat e rrobaqepsisë, si dhe janë dëmtuar 5 automjete të tjerë të parkuara aty pranë? theksohet në njoftimin e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-me-eksploziv-ne-kruje-ndalohen-tre-autoret/