http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ne Maqedoni, njoftoi se fushata per zgjedhjet e parakohshme te 11 dhjetorit do te filloje te hënën e 21 nëntorit. Megjithatë, forcat politike ne gare kane nisur shume me herët takimet e tyre elektorale. Zyrtaret e komisionit zgjedhor i kane rikujtuar mediave se deri te hënën është e ndaluar publikimi i materialeve promovuese per kandidatet apo forcat politike, pasi ne te kundërt ato do te përballen me gjoba te renda. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deklaron se ka marre te gjitha masat per mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa i ka bere thirrje subjekteve politike te zhvillojnë nje fushate sa me paqësore dhe t?i përmbahen sulmeve e akuzave verbale. Forcat politike deri tani kane shfrytëzuar mediat sociale per shpërndarjen me mesazheve te tyre dhe per komunikimin ne kohe reale me votuesit. Ne sondazhet paraprake, VMRO-DPMNE mbetet e favorizuar per t?i fituar zgjedhjet, edhe pse me nje diference me te ngushte me LSDM-ne, ndërsa ne radhët e partive shqiptare serish BDI eshte ne avantazh përballë PDSH-se.