Kotzias: Kushtet e BE për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-16 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria duhet të përmbushë të pesë prioritetet për të avancuar drejt anëtarësimit europian. Ky është qëndrimi i ministrit te jashtëm grek Nikos Kotzias përcjelle ne nje interviste per televizionin shtetëror ?ERT? pas takimit informal te ministrave te jashtëm te Bashkimit Europian. Faqja zyrtare e ministrisë se jashtme greke ka zbardhur edhe nje tjetër detaj: nje takim te zhvilluar ne Bruksel mes ministrit te jashtëm Bushati dhe homologut te tij Kotzias. ?Qëndrimi yne është qe Shqipëria duhet te plotësoje te pesta kushtet, jo vetëm ate qe ka te beje me reformën ne drejtësi, ne mënyrë te procedurat e integrimit ne BE te jene te plota. Ne raportin e Komisionit Europian nuk ka nje date per hapjen e negociatave brenda vitit 2016.? I pyetur per takimin me ministrin Bushati, kryediplomati grek dha kete përgjigje: ?Me z. Bushati diskutuam ne lidhje me problemet e përgjithshme qe kane dy vendet dhe mundësitë e gjetjes se rrugëzgjidhjeve. Rame te dy dakord se duhet te ulim tonet dhe te punojmë bashkarisht per te sheshuar mosmarrëveshjet.? Kotzias njoftoi gjithashtu shtyrjen e nje takimi katërpalësh me ministrat e jashtëm te rajonit, per shkak te zgjedhjeve ne Maqedoni.