http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per Komisionin Europian Shqiperi ka bere progres te dukshëm, porse nga zbatimi i reformës ne drejtësi, e sidomos vettingut varet hapja e negociatave. Drejtori per Zgjerimin, Christian Danielson tha se Komisioni e beri punen e tij e tashme i mbetet Këshillit te vendose. ?Ky është rekomandimi i Komisionit. Dhe tani do të diskutohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të arrijnë gjykimin e tyre në muajin dhjetor të këtij viti. Siç është gjithnjë rasti me procesin e zgjerimit, do të jenë përpjekjet e Shqipërisë, meritat, që do të përcaktojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që lidhen me Shqipërinë. Besoj që e mbani mend që rekomandimi pozitivi i Komisionit Evropian e ka bërë në mënyrë të qartë se kjo do të jetë në varësi të zbatimit të besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të zbatimit të Vettingut.?I te njëjtit mendim është edhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Danielson nuk e përmendi si kriter për çeljen e negociatave atë çka pretendon opozita, standardet e zgjedhje e politike te qershorit 2017. Por, pasi përmendi rëndësisnë e reformës zgjedhore, tha se zgjedhjet janë të rëndësishme. Zyrati i larte evropian gjendet ne Tirane per te diskutuar me zyrtaret shqiptare mbi raportin e KE. Ai është takuar me presidentin e republikës Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Meta.