Report TV - Edi Rama në Shijak: Prioritet zhvillimi i fshatit dhe bujqësisë

2016-11-16 0

Zhvillimi i fshatit dhe i bujqësisë mbetet një prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerë të Shijakut, kryeministri Rama deklaroi se zgjidhja e problemeve të trashëguara si pronësia mbi tokën bujqësore dhe sistemi i ujitjes e kullimit, janë në rrugën e zgjidhjes.

Në mbështetje të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të agro-përpunimit, qeveria ju ofron fermerëve një mundësi të re financimi përmes Fondit Kombëtar të Garancisë, për të cilin, Kryeministri theksoi se krahas buxhetit të shtetit përbën një tjetër linjë financimi.