Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Fotoja e një fëmije që shkon në shkollë duke mbajtur në kurriz çantën dhe në një dorë qesen me dru u bë virale dje.
Por për banorët e fshatrave në Kukës, aty ku është fotografuar dhe djali është jeta e përditshme dhe normaliteti.
Dimri ka trokitur prej ditësh dhe ngrohja me dru është primarja por në disa shkolla në fshatrat e Kukësit furnizimi me dru nga bashkia nuk ka ndodhur ende.
Dje ishte fotoja e djalit nxënës i shkollës 9-vjeçare ?Vehbi Shehu?, Bicaj në Kukës.
Sot në redaksinë e Ora News një prind na sjell situatën në shkollën fillore Oreshkë të Kukësit, 1200 metra mbi nivelin e detit
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-cante-e-dru-ne-shkolle-e-perditshmja-e-femijeve-ne-cernaleve-te-kukesit/