Report TV - Protestojnë punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier: 3 muaj pa paga

2016-11-16 0

Punonjës të Rafinerisë së Fierit kanë bllokuar hyrjen e uzinës, duke mos lejuar nisjen e punës këtë mëngjes.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura si edhe siguracionet e 15 muajve, pasi kanë punuar deri tani në të zezë. Protesta e 150 punonjësve e zhvilluar me 25 tetor duket se nuk rezultoi efektive për ta.

Punonjësit deklarojnë se mbahen në punë pa kontrata dhe siguracione dhe pasojat po i vuajnë ata që kanë arritur moshën për të dalë në pension. Sipas tyre pagat ndahen natën dhe lekët vijnë me thasë.

Free Traffic Exchange