Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Pirro Lutaj, Bedri Mihaj, Gjergj Buxhuku, Arben Malaj, Fatos Hakorja, Kamber Iljazi
Kronike me e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-shperthimi-qe-tronditi-ballshin/
Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e naftës tronditi qytetin e Ballshit, ku një 42-vjeçar humbi jetën ndërsa 5 të tjetë u plagosën. Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:45 në repartin tre, ose siç njihet ndryshe, hidropastrimi. Viktima, Shkëlqim Muça, ishte pjesë e këtij reparti, në të cilin punonin 11 persona.
Kryeredaktori i TV Klan, Fatos Hakorja, në lidhje me shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, ka theksuar se ekzistojnë disa versione në lidhje me ngjarjen. Sipas tij, është versioni i kompanisë IRTC, është versioni i Inspektoriatit Shtetëror Teknik, si dhe versioni i policisë. Hakorja tha se në të tre variantet, jepen tre versione të ndryshme në lidhje me shkaqet e shpërthimit në uzinën e naftës në Ballsh. Ai tha se qëndrimi i kompanisë, thekson se ka pasur një ndërpreje të energjisë elektrike dhe për pasojë ka ndodhur edhe shpërthimi. Ndërkaq, theksoi se versioni i dytë ka të bëjë edhe me mosfunksionimin e valvulës, por që kompania nuk shpjegon arsyen se përse nuk funksionte kjo valvul. Kurse versioni i tretë, sipas tij, është se valvula kishte pasur një defekt disa ditë më parë. Hakorja tha se në këtë version thuhet se valvula duhej të inspektohej dhe të përcaktoheshin kushtet e saj teknike brenda datës 22.11.2016. Pasi inspektimi i fundit, është bërë nga një kompani private, palë e tretë e kontraktuar që quhet ?Alba Energ?. Kompani e cila e ka bazën në Fier, inspektimi i saj është i datës 22.11. 2015 dhe sipas rregullores kushtet teknike të impantit duhet të kryehen brenda një viti. Pra, gjithçka ishte brenda kushteve për t?u kryer inspektimi, por askush sot, nuk thotë se cila ishte arsyeja e këtij shpërthimi. Ai tha se në të gjithë këtë kakofoni deklaratash, ajo që do t?i vendosë vulën mbi shkaqet është ajo që ka nisur Prokuroria e Fierit në lidhje me hetimin. Sipas tij, Prokuroria e Fierit përgjatë këtyre ditëve ka qenë pak e ngadaltë, për shkak të rrethanave të ngjarjes.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Naftëtarëve, Iljaz Kamberi, ka bërë me dije se para që të ndodhte ky aksident në uzinë, është prodhuar karburant ?euro-diesel? me standarde europiane. Kamberi theksoi se uzina në të shkuarën e saj ka prodhuar rreth 1 milion ton naftë, bruto vendi në vit, në standarde të kërkuara. Sipas tij, sëfundmi, me përpjekje të jashtëzakonshme të sindikatës të punonjësve, me ndihmën e qeverisë shqiptare, duke qenë se uzina ishte në dorë të azerbaxhanasve dhe u la në mëshirë të fatit edhe uzina dhe punonjësit, ndihmesa e pakursyer e shtetit shqiptar bënë të mundur me pak investime që ajo u rivu në punë. Ai tha se industria e naftës bën që të çlirohet gaz H2S, monoksid karboni, që janë mbytëse dhe helmuese për këdo. I pyetur nga gazteari Blendi Fevziu nëse është bërë një kontroll tek...