Prej disa muajsh familja Mehmetaj në fshatin Dishnicë të Korçës jeton në këtë kasolle.
Të pafuqishëm përballë varfërisë së tejskajshme, kjo familje është detyruar të dale nga banesa me qira ku jetonte prej disa kohësh, për të jetuar në kushte çnjerëzore në këtë kasolle të improvizuar me disa llamarina dhe plastmasë, ku çfarë bie jashtë futet edhe brenda.
Familja përbëhet nga tre anëtarë; një nënë e sëmurë dhe e paralizuar, një fëmije i mitur që kërkon ushqim dhe kryefamiljari që kujdeset për to, ndërsa me lot në sy apelon për ndihmë.