Nga sot kërkesa për të marrë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension si minator dhe për të gjitha llojet e tjera të përfitimeve, nuk do të plotësohet më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Vendimi i qeverisë përcakton se kërkesa për të marrë pension do të dorëzohet pranë sporteleve të bashkive.
?Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportele?, - thuhet në vendimin e qeverisë