Shpërthim me tritol në Fushë – Krujë

2016-11-15 0

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Fushë ? Krujën pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 minuta përpara godinës së njohur si Shtëpia e Oficerëve, në lagjen Punëtori. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa janë dëmtuar 3 automjete të parkuara. Dëshmitarë okularë thanë se lënda plasëse u hodh nga një makinë në lëvizje, ku ndodhej vetëm një person. Të dhënat paraprake nga policia lokale thonë se lënda plasëse është montuar në mënyrë artizanale. Ende nuk dihet se cila nga automjtetet ishte shënjeshtra e këtij sulmi dhe cilët janë autorët që hodhën lëndën shpërthyese. Policia e Fushë ? Krujës thotë se ka marrë dëshmi në vendin e ngjarjes, si dhe ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit. Hetuesit janë duke sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.