Ora News – Të ardhurat në buxhet, Ahmetaj: Rrezik për realizimin çmimi i karburanteve dhe duhani

2016-11-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të ardhurat e planifikuara në buxhet për vitin e ardhshëm kanë shkaktuar një sërë diskutimesh në komisionin e Ekonomisë dhe Finanacve. Ministri Arben Ahmetaj u shpreh se planifikimi ka qenë realist por rrezikohet nga çmimi i karburanteve dhe importi i duhanit. Ndërsa opozita kritikoi qeverinë për ndryshimet në taksa.
Luhatja e çmimit të karburanteve dhe importi i duhanin gjatë 2017 janë dy prej rreziqeve kryesore për realizimin e të ardhurave në buxhet.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar se planifikimet kanë qenë realiste por përsëri mund të ndodhë që disa element mund të dalin jashtë parashikimeve.
Ahmetaj: Një rritje 20% e çmimit të karburanteve që nëse nuk do të verifikohen në këtë masë mund të japë një efekt rreth 400 milionë lekë në TVSH dhe në rent për çdo 5% të luhatjes së çmimit. Është parashikuar një rritje me 200 ton e importit të cigareve me një efekt prej 1.4 mld lekë. E bazuar në performancën e vitit 2016, e cila në rast se nuk realizohet mund të ndikojë në një ulje.
Deputeti demokrat ish-ministër i Financave kritikoi ndërhyrejt në taksa pasi sipas tij nuk kanë dhënë asnjë efekt tek të ardhuart.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-rrezik-per-realizimin-cmimi-i-karburanteve-dhe-duhani/

Free Traffic Exchange