Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmbytjet që kanë përfshirë vendin kohët e fundit kanë detyruar kreun e bujqësisë që të kërkojë më shumë fonde për të ndërhyrë në argjinaturat e lumenjve dhe në pastrimin e kanaleve kulluese.
Ministri Edmond Panariti kërkoi 1.4 miliard lekë shtesë vetëm për të përballuar gjendjen e përmbytjeve.
Shtesë fondesh u kërkua edhe për dëmshpërblimin e fermerëve që u prekën nga sëmundja e gjedhit.
Panariti: Ne kemi kërkuar që të kemi një shtesë në investimet e brendshme për infrastrukturën e kullimit, ujitjes dhe përmbytjes me një shumë prej 1 miliardë e 400 milionë lekë. Ne duam që këta fermerë të dëmtuar nga kjo sëmundje të dëmshpërblehen dhe unë e di që është edhe vullnet i qeverisë dhe i kryeministrit. Ne do të kërkonim edhe një shtesë të përllogaritur në shumë e 84 milionë lekëve.
Po ashtu edhe ish-ministri demokrat Genc Ruli kërkoi që të lihen mënjanë disa investime të tjera dhe të zgjidhen përfundimisht problem i përmbytjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-1-4-mld-leke-me-shume-per-te-perballuar-permbytjet/