Rama inspektime në Mirditë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak dëme në Rrugën e Kombit. Gjatë një inspektimit në dy pika të këtij aksi të rëndësishëm rrugor, kryeministri Rama është njohur me vështirësitë e krijuara në segmentin Rrëshen-Kalimash, ku janë evidentuar çarje masive e malit duke sjellë rrëshqitjen e dherave mbi trupin e rrugës. Ai tha se zgjidhja e këtij problemi do të jetë puna e parë e kompanisë që do të mirëmbajë rrugën.?Kjo do jetë ndërhyrja e parë që do bëhet për ta sistemuar në mënyrë që mos thellohet kjo çarje dhe mos ketë pasojë të tmerrshme për gjithë projektin. Kështu është, janë bërë pa studime gjeologjiket ë mirëfillta, pa ndjekur gjithë procesin teknik, ashtu si duhet, pas berihait, po sidoqoftë besoj se do jetë shumë shpejt e stabilizuar kjo pjesë e ndërkohë do fillojë punë për përfundimin e për mirëmbajtjen në vazhdimësi gjatë gjithë viteve, që mos ketë asnjë problem.?Kryeministri ka parë nga afër edhe zbatimin e projektit për Rilindjen Urbane në Bashkinë Mirditë. Rikualifikimi urban i sheshit të qytetit Rrëshen, kap një investim me vlerë 187 milion lekë. Po ashtu, janë dhënë 119 milionë lekë, për ristrukturimin e Shkolla e mesme të qytetit. Shefi i ekzekutivit ka inspektuar edhe punën që po bëhet për rindërtimin e rrugës në hyrje të Rrëshenit, që i është nënshtruar projektit për rikonceptimin urban, një investim ky me vlerë prej 149 milion lekësh. Po ashtu, Rama ka inspektuar edhe ndërhyrjen në lumin Fan i Vogël, që ishte kthyer në një problem madhor për Mirditën. Pas investimit prej 33 milionë lekë për ndërtimin e mbrojtjes lumore, e përbërë nga argjinatura prej 3.35 kilometrash dhe 12 penela tërthore me gjatësi 10 metra, mundësohet shmangia e daljes së lumit nga shtrati.