http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur numri i fëmijëve qe shfrytëzohen per pune është ende i madh ligji i ri duket se do të penalizojë, shkaktarët e kësaj situate problematike. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, tha se 350 fëmijë janë shpëtuar këtë vit nga rruga. Sipas Klosit, ligji i ri, do të forcoje më shumë urdhrin e psikologut dhe te punonjësit social duke shtuar kështu shërbimin për fëmijët. Në mbështetje të nismave që do të përmirësojnë jetën e fëmijëve është edhe OSBE. Kreu i prezences e vuri theksin tek trafikimi qe mbetet ende nje plage e rende. ?Ne duhet t?i mbrojmë fëmijët me sa të mundemi, për aq kohë sa ata nuk mund të mbrohen vetë. Së pari duhet të mbrojmë fëmijët refugjatë, ata që lëvizin për shkak të kushteve, ata që paragjykohen nga etnia, raca apo pamundësia për të qenë si shumica. E fundit, që dua të theksoj, por shumë e rëndësishme është që fëmijët të mbrohen nga tregtia që bëhet me to, eksporti i tyre është një pikë e rëndësishme?. Borchard theksoi se Shqipëria do të ketë ndihmën e OSBE në të gjithë iniciativat qe synojnë respektimin e te drejtave te fëmijëve.