Presidenca kërcënon për buxhetin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës ka kërcënuar Komisionin Parlamentar te Ligjeve, se do ankimoje ne Gjykatën Kushtetuese buxhetin e vitit 2017, nese presidencës nuk i jepen 20 milionë leke te rinj me shume. Kërkesa vjen ne kohen kur buxheti parashikon rritje te ndjeshme te fondeve, krahasuar me buxhetin aktual. Deklarate te papërgjegjshme e konsideroi kryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj. Por ndryshe mendojnë aleatet e socialisteve. Deputeti i LSI-se Petrit Vasili kërkoi plotësimin e kërkesës, per rritje te buxhetit te Presidencës. Më herët, në Komisionin e Ligjeve u dëgjua edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai u ndal në mënyrë të veçantë në situatën e burgut të Zaharisë, ku janë vendosur të dënuar të sëmurë mendorë. Ai tha se në këtë institucion janë 500 persona, 189 prej të cilëve ishin të sëmurë në momentin e marrjes së dënimit. Manjani e konsideroi si të papërshtatshme situatën, duke thënë se duhen marrë masa.