Basha: Qeveria e zhytur në krim e korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krimi dhe korrupsioni janë dy arsyet per te cilat lideri i opozitës Lulzim Basha, beson se kjo qeveri duhet te largohet. Gjate nje takimi me strukturat e Partisë Demokratike ne Kuçove dhe ne Urën Vajgurore, Basha ka listuar se 11 miq te kryeministrit Rama kane marre nga tenderat publike nje shume aq te madhe, se me te mund t?u jepej ndihmë ekonomike 200 mijë familjeve në nevojë. ?Vetëm këtë vit 45 milionë dollarë fonde publike për 11-shen e miqve të vet, bashkë me shpenzimet për orendi, shpenzime luksi, karburant, makina 234 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e miqve të Edi Ramës, shifër e barabartë me ndihmën ekonomike për një vit për 200 mijë familje. Shifër e barabartë me rrogën 300 mijë lekë në muaj për 55 mijë të punësuar. Në qoftë se këto para do të shpenzoheshin për subvencione për bujqësinë çdo fermer shqiptar do të merrte 500 mijë lekë.?Basha ka akuzuar rivalin politik Rama edhe per lidhje me krimin.?Edi Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit dhe të korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të Shqipërisë. Shikoni si i ka ndarë punët: buxhetin për vete, drogën me kriminelët me të cilët ka ardhur në pushtet. Çfarë mbetet për popullin?! Varfëria, emigracioni, burgu po nuk pagove dot faturën apo do të lidhin sytë në mëngjes dhe do të çojnë tek arat e drogës dhe do ti lidhim prapë në darkë e do të kthejmë në shtëpi, si argat, si skllav i drogës?.Sipas Bashes ne zgjedhjet e ardhshme, nuk mjafton thjesht rotacioni politik, tashme Shqipëria ka nevoje per nje ndryshim rrënjësor, ku te kufizohet pushteti e te vihet ne qendër te politikes qytetari.

Free Traffic Exchange