Ora News – Biba: Referendumi jo zgjidhje, përdoret nga populistët

2016-11-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri nuk është zhvilluar një referendum që nga viti 1996 dhe kjo ka bërë që aktivistë të Shoqëristë Civile, konstituconalistë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshem të kërkojnë një ligj të ri për të thjeshtëzuar procedurat për të zhvilluar një referendum. Edhe pse jo kundër referendumeve, kryetari i KQZ, Denar Biba, i ftuar në këtë takim, tha se kjo nuk është gjithmonë zgjidhje për çështje të ndryshme dhe se shpesh referendumet bëhen nga populistët.
Referendumet janë çështje që ngrihen nga populistët, tha Kryetari i KQZ, Denar Biba. Në takimin e zhvilluar për të diskutuar për funksionimin e referendumeve, kreu i sapozgjedhur i KQZ, zgjodhi të fliste si qytetar, duke thënë se vota popullore jo gjithmonë jep zgjidhje.
Biba: Të gjtiha referendumet e tjera nga sipër në gjykimin tim nuk janë referendum janë plebishite, popullore ku politika tenton të konsultojë vendimmarrjen e saj me qytetarët. Demokracia amerikane konsiderohet si demokracia më e konsoliduar dhe SHBA si vendi më demokratik në botë. Po ashtu e dini se SHBA nuk e njohin referendumin si formë e shprehjes dhe sovaranitetit popullor.
Juristi Gerti Shella mendon se ka ardhur koha që të kemi një ligj të ri për referendumet në Shqipëri dhe se kjo s?mund të jetë molla e ndaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biba-referendumi-jo-zgjidhje-perdoret-nga-populistet/