Report TV - Presidenca kërcënon: Do ta çojmë buxhetin në Kushtetuese

2016-11-15 1

TIRANE - Presidenca kërcënon Kuvendin dhe Ministrinë e Financave se do ta dërgojë buxhetin 2017 në Gjykatën Kushtetuese.

Në një situatë të paprecedentë, Bujar Nishani, nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.