Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Banorët e Mbrostarit protestuan sot kundër vendimit të këshilit Bashkiak të Fierit për ndërtimin e impiantit të plehrave në një zonë fushore në hyrje të këtij fshati.
Ata kanë akuzuar Bashkinë e Fierit se ka miratuar ndërtimin e kësaj fabrike vetëm 1.5 kilometra larg fshatit.
Kryeplaku i fshatit u shpreh se askush nuk i ka pyetur dhe Këshilli i Bashkisë e ka miratuar këtë projekt.
Banorët e zonës kanë kërcënuar se do të bllokojnë autostradën për të mos lejuar ndërtimin e kësaj fabrike që do të merret me përpunimin e plehrave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbrostari-kunder-ndertimit-te-impiantit-te-plehrave-bllokojme-autostraden/