Banorët e fshatit Mbrostar në Fier po zhvillojnë një protestë kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.
Në këtë protestë banorët kërkojnë që të mos ndërtohet impianti i mbetjeve urbane.
?Nuk na pyetën, nuk duam që impianti të ndërtohet këtu?, janë shprehur banorët.
Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.