Opinion - Pse u shpartalluan Kuqezinjte? (14 nentor 2016)

2016-11-15 5

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Te ftuar: Hygerta Sako, Artan Shyti, Astrit Hafizi, Shkelqim Muca, Reis Cico, Anila Basha, Alban Bushi, Vilma Masha

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes humbjen e thellë të kombëtares së Shqipërisë me ekipin e Izraelit në ?Elbasan Arena?.

Alban Bushi pjesë e rëndësishme e stafit teknik të ekipit Kombëtar, u shpreh në ?Opinion? se ishte shumë e vështirë që pas minutës së 17-të Shqipëria të fitonte ndeshjen me Izraelin. Ndërkohë që pas minutës së 55 sipas Bushit nuk kishte më lojë. Dhe për këtë Bushi ka fajësuar arbitrin e ndeshjes. ?Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Para minutës se 17-të Izraeli nuk ishte një ekip që mund ta rrihte Shqipërinë. Ne e kemi parë edhe në video. Pas minutës së 17-të ndeshja edhe mund tu humbiste. Unë mendoj që edhe me 10 lojtarë Shqipëria bëri shumë volum loje. Por është e vështirë të komandosh një ekip si Izraleli me 10 lojtarë.Pas minutës së 55-të nuk kishte më lojë. Arbitri nuk kishte nivelin e duhur. Kartoni i Kuq jepet kur lojtari i fundit ndërhyn për të dëmtuar lojtarin dhe jo në rastin e Gjimshitit?, tha ai.

Për gazetaren e ?SuperSport?, Vilma Masha humbja e kombëtares nuk mund të pritej nga tifozët, pasi vetë futbollistët e Shqipërisë, në konferencat e shtypit janë deklaruar se nuk kënaqen me vendin e tretë. Sipas saj, ata kanë kërkuar vazhdimisht një fitore me Izraelin në ?Elbasan Arena?. Masha theksoi se atmosfera rreth kombëtares ishte shumë entuziaste dhe pritej gjithmonë një fitore. Ndërsa theksoj, se edhe barazimi ishte i pranueshëm nga tifozët skeptik, por askush në ?Elbasan Arena? dhe asnjë nga miqtë e saj nuk dëgjonte se Shqipëria edhe mund të humbasë. ?Izraeli nuk është një ekip aq modest edhe pse nga atmosfera që kishte shpërthyer këtu, ata u paraqiten si një ekip modest, realisht ata nuk janë një ekip i tillë?, tha Masha. Sipas saj, ata treguan që ne na sulmuan në disa raste që në pjesën e parë. Gazetarja e ?SuperSport? u shpreh se realisht nuk e priste një humbje të tillë.

Artan Shyti, analist sportiv, thotë në Opinion se arbitri Aytekin që gjykoi ndeshjen Shqipëri-Izrael nuk veproi mirë në rastin e kartonit të Kuq. Madje Shyti thotë se nëse do të ishte një lojtar i një ekipi të madh në vend të Gjimshitit, nuk do ishte ngarkuar me karton të Kuq. ?Unë mendoj që kartoni i Kuq nuk duhej dhënë. Po të ishte Pikeja, Kielini apo një tjetër lojtar i madh, arbitri nuk do ta jepte karton të Kuq?

Gazetarja Anila Basha ka theksuar në Opinion se performanca e futbollistëve tanë nuk ishte në nivelin e duhur. Ajo tha se nuk është në dijeni se në çfarë skuadrash luajnë pjesa më e madhe e futbolistëve tanë dhe sa të angazhuar janë ata në ekipet e tyre respektive, por ndeshja në ?Elbasan Arena? nuk ishte në nivelin e mirë të tyre. Ajo bëri me dije se një ndeshje e tillë nuk ishte për të fituar.

Shefi i klubit të Partizanit, Shkëlqim Muça tha në emisionin Opinion se ekipi ynë kombëtar për 17 minuta bëri n...

Free Traffic Exchange