Meta: Të jemi më të përmbajtur - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri dy i shtetit, kryeparlamentari Ilir Meta kërkon më shumë kujdes në qëndrimet politike sa i takon marrëdhënieve me aleatët strategjike. Ai e bëri këtë deklaratë i pyetur mbi qëndrimet e mbajtura nga kryeministri Rama, per Presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump.?Të gjithë duhet të shohim përpara. Besoj se ky është edhe mesazhi pas zgjedhjeve në SHBA që është dhënë edhe atje. Aq më tepër edhe këtu në vendin tonë, ku besoj se duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së jashtme të Shqipërisë që ka qenë një nga pikat tona më të forta për sa i takon potencialit të Shqipërisë për të qenë një faktor i rëndësishëm, moderator dhe stabilizues në Ballkan?E për këtë, Meta shtoi se duhet me tepër konstruktivitet mes palëve.?Vendit i duhet më shumë dialog politik, më shumë konsensus për çështjet e rëndësishme të vendit, përfshirë edhe politikën e jashtme, e cila për fat të keq javët e fundit, jo thjesht ditët e fundit pas zgjedhjeve në Amerikë, në vazhdimësi është bërë një temë e debatit të panevojshëm.?Kur kanë mbetur rreth 9 muaj nga zgjedhjet politike, Meta tha se partia që drejton do të bëjë zgjedhjen më të mirë, sa i takon koalicioneve zgjedhore. Pa thënë nëse do të jetë pjesë e aleancës së PS-së apo mundësinë e një bashkëpunimi me opozitarët demokratë.?Besoj se LSI do të bëjë gjithmonë zgjedhjet që I interesojnë qytetarëve shqiptarë, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë. Unë besoj se zgjedhja është bërë me kohë që kur është krijuar LSI, ndaj edhe ka emrin e tillë.?Më herët, kryetari i LSI-së është shprehur se zgjedhja përfundimtare për aleancat politike, do të merren nga strukturat e reja drejtuese që do të dalin nga Konventa Kombëtare e fillim-dhjetorit. Në PS besojnë se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë. Por, të hapur për bashkëpunim me LSI-në janë shprehur edhe zyrtarë të lartë të PD-së, me kushtin që të përqafojnë programin e tyre politik.