Ora News – Lezhë, kapet në tentativë për tu arratisur autori i vrasjes së parukieres

2016-11-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është Alfred Nikolli (në video), 31-vjeçari nga Lezha që ekzekutoi me 2 plumba në zemër 28-vjeçaren Etleva Ndoka, nënë e një fëmije.
Ngjarja u regjistrua sot rreth orës 10:05, ku Ndoka, pronare e një parukerie në Lezhë u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallonit te saj në bulevardin ?Gjergj Fishta?.
Ajo u dërgua me urgjence në Spitalin e Lezhës, po ndërroi jetë, pasi nuk mundi që t?ju shpëtojë dy plagëve që kishte marrë në gjoks.
Në bazë të informacioneve të siguruara dhe falë një pune të mirëorganizuar operative dhe operacionale nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndjekja e e vazhdueshme e autorit të dyshuar në fshatin Kallmet.
Policia thotë se autori i dyshuar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka braktisur automjetin duke tentuar të largohet me vrap në drejtim të një përroi, por është rrethuar dhe kapur në flagrancë nga efektivët e policisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapet-ne-tentative-per-tu-arratisur-autori-i-vrasjes-se-parukieres/

Free Traffic Exchange