Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se i ka dhënë tenderin për paisjet dhe infrastrukturën e parkingjeve me pagesë, motrës së Drejtorit të Punëve Publike Taulant Tusha. Bashkia reagoi për akuzat, duke sqaruar se ?Tirana Parking? është institucion i pavaruar nga Bashkia dhe si i tillë dhe proçedurat e prokurimeve nuk varen nga ajo.
Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës Alfred Olli, denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj, se tenderin prej 64 milion lekësh për paisjet dhe infrastrukturën e parkingjeve me pagesë ia ka dhënë motrës së Taulant Tusha, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e kryeqytetit.
Olli: Grabitjen në tenderin e paisjeve të parkingjeve të Tiranës e ka kryer nëpërmjet motrës së një drejtori të përgjithshëm, bashkëpunëtorit të tij të ngushtë . Askush nuk e beson se hartuesi i këtij projekti për grabitjen e më shumë se 640 milion lekëve, është një drejtor në Bashki. Eshtë vetë zoti Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parkingjet-me-pagese-pd-veliaj-tender-64-mln-leke-motres-se-drejtorit/