Ora News – Opozita braktis komisionin: Buxheti i 2017, i braktisjes së qytetarëve

2016-11-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka nisur diskutimin e buxhetit dhe paketës fiskale për 2017 me braktisjen e mbledhjes së komisionit të ekonomisë si shenjë proteste pasi nuk ju dha fjala për të komentuar shifrat e prezantuara nga kreu i financave.
Ish-ministri demokrat i financave Ridvan Bode tha se ky është buxheti I brakstisjes së qytetarëve pasi rritja e pensioneve nuk është as indeksim.
Bode: Çdo qytetar dhe çdo biznes në fund të fundit e shef përballjen me qeverinë dhe politikat e qeverisë në mënyrë të përditshme dhe jo vetëm një herë në ditë por shumë herë në ditë. Ne do të jemi aktiv në gjithë procesin e diskutimit për çështje të veçanta të buxhetit. Por një këndvështrim i përgjithshëm për buxhetin sigurisht është i domosdoshëm për të marrë vesh qytetarët se ç?ndodh në përgjithësi me këtë buxhet. Ky është buxhet i braktisjes së qytetarëve.
Por për ministrin e Financave buxheti 2017 dhe paketa fiskale do sigurojnë rritje ekonomike dhe mirëqenies për qytetarët.
Ahmetaj: Ky është pafrikë i certifikuar, buxheti më i mirë në të gjitha termat. Doni në rritjen e të ardhurave. Rritje e konsoliduar e të ardhurave dhe jo qesharake, si ajo specifikisht e vitit 2013 ku në një vit elektoral humbën në më pak se 9 muaj 200 mln euro nga buxheti i shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/opozita-braktis-komisionin-buxheti-i-2017-i-braktisjes-se-qytetareve/

Free Traffic Exchange