Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin e ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh ku humbi jetën 40 vjeçari Shkelqim Muça dhe u plagosën pesë te tjerë.
Hetimet janë përqendruar tek vepra penale e ?shkeljes së rregullave të sigurisë në punë?, deri në përcaktimin e shkaqeve të vërteta të ngjarjes.
Mësohet se fillimisht prokuroria ka urdhëruar që të kryhen të gjitha akt-ekspertizat teknike për të përcaktuar shkakun e vërtetë të shpërthimit, duke angazhuar një grup ekspertësh.
Që prej orëve të parë të mëngjesit ka vijuar marrja në pyetje e punonjësve të plagosur si dhe drejtuesit e kompanisë. Ende nuk ka konfirmim për të ndaluarit, pasi prokuroria është në pritje të ekspertizës për të dalë më një konkluzion për ngjarjen.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se akuzat e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë është akuza e paraprake e nisur, ndërsa pritet konkluzionet e ekspertizave te shpërthimit për të përcaktuar përgjegjësitë e tjera ndaj drejtuesve të kompanisë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Sipas konkluzionit të këtij institucioni, ngjarja ka ndodhur për shkak të mos respektimit të rregullave teknike të shfrytëzimit dhe gjatë vënies në punë të impiantit te hidropastrimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthimi-ne-uzinen-e-ballshit-prokuroria-nis-hetimet/