Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pakësimi i reshjeve të shiut në veri të vendit ka ulur shkarkimet nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit.
Nga të dhënat e KESH konstatohet se shkarkimet në Vaun e Dejës janë përgjysmuar duke shkuar në 600 m3 në sekondë, në Koman shkarkohet 1000 m3 në sekondë, ndërsa në hidrocentralin e Fierzës vijojnë shkarkimet me rreth 670 m3 në sekondë.
Nga informacionet operative rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bien-shkarkimet-nga-hec-t-mbi-kaskaden-e-drinit/