Në 80-vjetorin e tij të lindjes skulptori Muntaz Dhrami çeli një ekspozitë në Gjirokastër. Kjo ekspozitë shërbeu për të folur mbi veprat e tij e kohës së realizmit socialist, për të cilat Dhrami mendon se do të rivlerësohen në të ardhmen.