KRUJE - Dy banesa në lagjen Citozë në Krujë rrezikohen nga shembja e një guri. Masivi gjigant ka lëvizur rreth 2 metra nga vendi dhe përbën rrezik për banorët, pasi nga momenti në moment mund të rrokulliset poshtë.
Banorët kanë braktisur mbrëmë shtëpitë e tyre dhe janë strehuar tek të afërmit.
Ata ka njoftuar Bashkinë, e cila në bashkëpunim me ushtrinë po punojnë për të gjetur një zgjidhje.