Ora News - Moti i keq zhvendoset në veri, Panariti: Jemi mobilizuar, problematike Buna

2016-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fronti i motit të keq do të zhvendoset në veri të vendit nga dita e premte dhe Ministri i Bujqësisë thotë se strukturat shtetërore kanë marrë të gjitha masat për tu kaluar me pasoja sa më të vogla.
I ftuar në intervistën e lajmeve 20:00 në RTV Ora News, Panariti tha se më problematik mbetet lumi Buna në cilin ka pasur shtim të nivelit të ujit.
Panariti: Pritet që nesër fronti të prekë veriun, situata ende nuk është e mbyllur. Duhet të mobilizohemi për të përballuar një situatë të re po aq sa ajo situatë që kaluam, ndoshta dhe më e rëndë, nuk dihet si do jetë intensiteti i reshjeve, në mënyrë që të mbajmë në gjendje funksionale hidrovoret, furnizimin me energji, nga ana tjetër të mbathim të gjitha argjinaturat dhe digat në mënyrë që të kemi mbajtjen me sa të jetë e mundur të këtyre lumenjve brenda shtratit, duke filluar nga Mati, Gjadri, Gjini, Bunën ku kemi këto ditë fryrje të saj dhe rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit. Duhet ndërhyrë në pikat kritike si Daragjati.Masat që janë marrë dhe sintonia e punëve ka bërë të mundur të shpëtohen jetë njerëzore. Pavarësisht nga ato tre viktimat që fatkeqësisht humbën jetën, dëmet mund të kishin qenë shumë më të mëdha qoftë në jetë njerëzore, qoftë në dëmtimin e pronave publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moti-i-keq-zhvendoset-ne-veri-panariti-jemi-mobilizuar-problematike-buna/