Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi banorët e zonës së Vorës për të parë pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Para kryeopozitarit, banorët e prekur thanë se uji u ka marrë gjithçka dhe se banesat e tyre janë kthyer në të babanueshme. Nga ana e tij, Basha i kërkoi Kryeministrit që të dalë në terren e të shohë situatën që sipas tij vjen nga mungesa e investimeve.
Nga Vora, ku pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet, kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i bëri apel Kryeministrit që të lërë shfaqjet në televizor dhe të dalë në terren.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e prekur, këta të fundit shprehën shqetësimet se kanë humbur gjithçka.
Banor: Janë të gjitha të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk fare, i ka marrë. Ndërsa këto që janë fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.
Basha: Kanë dalë jashtë përdorimit?
Banor: Jashtë përdorimit, s?merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të fus lekë e jo më të marr dëmshpërblim vetëm që të bëhet ky kanali kryesor sepse është e përhershme dhe shpëton një herë e mirë i gjithë fshati. S?ka më probleme pastaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-qeveria-e-fasadave-ka-lene-te-permbyturit-ne-meshire-te-fatit/