Deklaratat ndaj Donald Trump - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-10 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ne Parlament qëndrimin e tij gjate fushatës presidenciale ne Amerike ne raport me Donald Trump, qëndrim qe prej 24 orësh është vendosur ne qendër te debatit politik. Por për opozitën, deklaratat e kryeministrit per Donald Trump jane te papranueshme. Edi Rama: Çka unë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim prej shqiptari, prej qytetari të një bote vlerash që quhet familje euroatlantike, prej kryeministri të një vendi si Shqipëria që s?mund të heshtë kur keqtrajtohet verbalisht Kosova, kur keqtrajtohen verbalisht myslimanët, kur keqtrajtohen verbalisht emigrantët.Sali Berisha: Nuk ka ngel njëri i blerë e i shitur, nuk ka ngel njëri pa moral, njëri i lidhur kokë e këmbë me krimin si Edi Rama të bëj avokatinë e vlerave amerikane.Jozefina Topalli: Ne në Shkodër kemi një shprehje: ?Goja llap e shpina dap?. Kështu ndodh, kur kryeministri flet pa i vënë një argjinaturë vetes, pa i vënë një digë vetes qoftë në raportet me fqinjët, qoftë në raportet me Trump-in.Rama ka theksuar se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara te Amerikës nuk cenohet ne asnjë rast, por per ish-socialistin Blushi kryeministri duhet te kërkoje ndjese.Edi Rama: Unë jam po kaq i sigurte se jo vetëm nuk do të ketë asnjë vështirësi në marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me administratën e re dhe me presidentin e ri të SHBA, por nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh, do të mbetet vetëm fytyra levantine e kalibanit në dramën ?furtuna? të Shekspirit.Ben Blushi: Unë besoj se Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë. Jo vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara të cilin e quajti fatkeqësi për Amerikën. Në radhë të parë duhet t?i kërkoje ndjesë shqiptarëve, të cilëve për herë të parë në historinë postdiktatoriale u mbolli në kokë frikën nga Amerika duke dëmtuar sentimentin e fortë dhe të arsyeshëm proamerikan që shqiptarët e mbajnë gjallë prej disa dekadash.Por seanca plenare nuk pati vetëm replika e akuza, por edhe fyerje e sharje personale mes deputeteve.