Mesazhi i plotë i Hahn - Çfarë ndodh pas çeljes së negociatave Shqipëri-BE?

2016-11-10 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu sikurse është bërë ditur, Komisioni Evropian i hapi dritën jeshile Shqipërisë për çeljen negociatave. Rekomandimi i Komisionit pritet të miratohet gjatë muajit dhjetor, ndërsa kusht është miratimi i ligjit të Vettingut.
Ky është mesazhi i plotë që komisioneri evropian për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn dha për Shqipërinë gjatë ditës së djeshme, duke vënë theksin veçanërisht tek zbatimi i reformës në drejtësi.
Hahn: Sot Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në varësi të arritjes së rezultateve të prekshme dhe të besueshme në zbatimin e reformës në drejtësi. Nisja e negociatave të anëtarësimit do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona. Kjo nuk do të thotë vetëm modernizim i mëtejshëm i shtetit, por gjithashtu edhe që të ndihmohet Shqipëria të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi. Kjo do të thotë, gjithashtu më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira.
Por, udha e anëtarësimit nuk është një rrugë me një drejtim. Autoritetet shqiptare do të duhet të punojnë fort dhe të vazhdojnë procesin e reformave. Shqipëria përcaktoi drejtimin e duhur me nisjen e një reforme të plotë dhe tërësore të sistemit të drejtësisë. Tani reforma duhet zbatuar në mënyrë që gjithë qytetarët dhe bizneset, të kenë besim te një gjyqësor profesional, efikas, i pavarur, i përgjegjshëm dhe i paanshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cfare-ndodh-pas-celjes-se-negociatave-shqiperi-be/