Ora News – Debate për përmbytjet në Kuvend, opozita: Të shpallet emergjenca

2016-11-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën parlamentare deputetët e Partisë Demokratike akuzuan Qeverinë për neglizhencë dhe braktisje të qytetarëve, duke mos marrë asnjë masë për përmbytjet. Demokratët kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës, ndërsa ministri Damian Gjiknuri tha se qeveria ka marrë çdo masë, ndërsa pasojat e përmbytjve po përballohen me sukses.
Partia Demokratike akuzoi në Kuvend Qeverinë se ka braktisur qytetarët, duke mos marrë asnjë masë për përballimin e situatës të shkaktuar nga përmbytjet në mbarë vendin.
Spaho: Nga Qeveria, reagimet kanë qenë demagogjike, bajate në Shtabin e Emergjencës. Është i papërgjegjshëm reagimi i Ministrit të Brendshëm, i cili që ditën e parë pa u njohur fare me gjendjen në terren, gënjente qytetarët duke thënë se kemi filluar vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara. Është e turpshme që edhe në ditën e tretë, ende Kryeministri nuk ka lëvizur dhe të shkojë të shikojë qoftë edhe njërën nga zonat, qoftë edhe formalisht.
Deputeti demokrat, Helidon Bushati, kërkoi nga Qeveria që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Bushati: Emergjencat menaxhohen përmes Facebookut, këtë solli si risi Kryeministri. Ndaj i them Kryeministrit sot që të marrë një vendim në zonat që duhet që të ketë gjendje të emergjencës, të shpallë gjendjen e emergjencës, t?u vijë në ndihmë të përmbyturve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debate-per-permbytjet-ne-kuvend-opozita-te-shpallet-emergjenca/

Free Traffic Exchange