Ora News – Integrimi në BE, Vlahutin: Vendit i duhet të paktën një dekadë

2016-11-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ndau me studentët që ajo i konsideroi e ardhmja europiane, rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për antarësim. Pyetjes se sa kohë i duhet Shqipërisë për të qënë pjesë BE Ambasadorja iu përgjigj, sic tha ajo me objektivitet, përafërsisht një dekadë.
Vlahutin: Procesi i integrimit varet nga Shqipëria, dhe ky nuk është një proces i lehtë. Vendeve i është dashur kohë, dhe nëse duhet të jem objektive në përgjigjen time; mendoj se duhet 1 dekadë. Na duhet një sistem i rregulluar mirë dhe institucionet që funksionojnë. Edhe vendit tim,Kroacisë, iu desh një dekadë për tu integruar në Bashkimin Europian pavarësisht se situata ekononike ishte më e mirë se ajo e Shqipërisë.
Por çfarë do të ndodhë pas anëtarësimit, ishte një tjetër pyetje drejtuar ambasadores?
Vlahutin: Kemi patur një mrekulli të vogël me reformat e ndërrmarra po ka ende shumë punë për tu bërë. Kjo nuk do të thotë se jemi në BE dhe jeta jonë ndryshon menjëherë. Ndryshimet më të mëdhja në administratë, në drejtësi do të bëhen gjatë procesit në përpjekje për t?u anëtarësuar. Dhe e dini çfarë ndryshoi në jetën time kur Kroacia u anëtarësua? E vemtja gjë është që nuk duhet të tregoja më pasaportën time.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/integrimi-ne-be-vlahutin-vendit-i-duhet-te-pakten-nje-dekade/

Free Traffic Exchange