Izraelitet marrin nen kontroll stadiumin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë forcat e sigurisë të mbërritura nga Izraeli, qe kanë marrë nën ruajtje stadiumin ?Elbasan Arena?. Agjentet izraelite do të komandojnë të gjithë forcat shqiptare te rendit qe do te jete e pranishme ne Elbasan, per ndeshjen e futbollit. Prej ditës së mërkurë, e gjithë policia e qytetit të Elbasanit ka kaluar në shërbim 24 orë. I gjithë perimetri i stadiumit ?Elbasan Arene? ruhet nga kamerat e sigurisë e po kështu, edhe lokalet të cilët ndodhen pranë, lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 18.00. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, një helikopter do të patrullojë për të monitoruar edhe lartësitë e pallateve që gjenden pranë stadiumit. Policia e shtetit tregohet e rezervuar për marrjen e masave të sigurisë për transportin e ekipit të Izraelit nga Rinasi ne Tirane e me pas ne Elbasan. Por Vizion Plus ka mësuar se gjatë udhëtimit te ekipit, do të behet dhe bllokim i valëve të telefonave celular ne zona te caktuara. Për arsye sigurie FIFA vendosi qe ndeshja te kalonte nga stadiumi ?Loro Borici? në ?Elbasan Arena?, pasi shërbimi sekret Mossad kishte te dhëna per sulme te mundshme, nga pjesëtaret e grupit te arrestuar javën e kaluar ne Shkodër. Te dhënat u siguruan nga përgjimet qe u jane bere 4 personave te prangosur: Ergys Faslliu , Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, si dhe personave te tjere te kapur ne Kosove e Maqedoni.