Bregu sqaron “negociatat” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rekomandimit te Komisionit vendimi per hapjen e negociatave i takon vendeve anëtare te Bashkimit Europian dhe nje nga njohëset me te mira te procesit te integrimit, Majlinda Bregu thekson se vendimi final do te vije vitin tjetër. Sipas kryetares se Këshillit Kombëtar te Integrimit eksperienca ka treguar se Këshilli Europian do te prese zgjedhjet para se te hape dritën jeshile per negociatat.?Pres qe Këshilli i Ministrave te mos e hedhe poshtë propozimin e komisionit europian per çeljen e negociatave, por pres gjithashtu qe nga vendet anëtare te ketë kërkese per te vendosur datën zyrtare te çeljes se negociatave pas shtatorit te 2017, qe do te thotë pas zhvillimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme.?Por derisa te merret vendimi final Bregu ka nje apel per qeverinë, e cila duhet te nise përgatitjet per hapjen e negociatave. sipas saj ky është nje proces qe ka nevoje per nje faze te gjate parapërgatitore dhe qeveria duhet ti kishte marre masat prej kohesh.?Duhet qe te mos kete kosto shtese ky proces qe do jete kostoja e papergatitjes se administratës shqiptare. qe do te thotë ne mënyre urgjente duhet te filloje te prezantohet dhe te miratohet nje qëndrim kombëtar per procesin e negociatave; nje identifikim i te gjithe subjekteve qe do te jene pjese e këtij procesi, nje identifikim i prioriteteve kombëtare, nje identifikim i strategjive sektoriale.?Bregu ka sqaruar edhe votën e saj pro nje amendamenti qe pd refuzoi ta votoje ne mbledhjen e komitetit te stabilizim asocimit. sipas bregut u ra dakord qe te pranohej nje amendament i opozitës, ku i behej thirrje qeverise te merrte masa per zgjedhje te lira e te ndershme, luftën kundër drogës dhe zbatimin e dekriminalizimit nëse do te pranohej amendamenti i propozuar nga Parlamenti Europian.?Ku parlamenti i kërkonte komisionit qe ti përcillte këshillit kërkesën e këtij grupi te përbashkët parlamentar qe ne momentin qe zbatohen 5 prioritetet te çelen negociatat me Shqipërinë. Ky ishte nje amendament te cilin une e kam votuar pro dhe koleget e mi e kane votuar kundër?.Por a i druhet Majlinda Bregu nje ndëshkimi nga lidershipi i PD per vendimin qe theu ne Bruksel.?Kjo pyetje mua me ben vetëm per te qeshur, ju kërkoj ndjese por asgje tjetër përveç buzëqeshjes nuk me sjell?.

Free Traffic Exchange