Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lumi i Erzenit në Shijak ka shkaktuar përmbytjen e dytë brenda vitit.
Ndonëse jo me përmasat e vërshimit në janar, lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra banesa në lagjen ?Erzen?. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha
Banorë: Tani ka filluar duke rënë uji. Komplet mrena në shpi. Si herën e parë edhe këtë herë e njëjta situatë është.
-Unë nuk e mora shtëpinë me e çu në Erzen, Erzeni ka ardhur tek unë. Shijaku historikisht nuk është përmbytur që më 1964-n.
Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani tha se shtabi i emergjencës po punon për largimin e materialeve inerte që ka sjellë lumi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytet-shijaku-banoret-te-gjendet-shkaku/