Ora News – Përmbytjet dëmtojnë sera. Çahet argjinatura e lumit Mat në Tale

2016-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulen temperaturat në veri të vendit, ndërkoë që situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet prej vërshimit të lumenjve dhe përrenjve malorë.
Në qarkun e Dibrës sot në mesditë u gjet trupi i pajetë i 40 vjecarit të rrëmbyer nga uji i përroit në fshatin Plan i bardhë, ndërkohë që pak orë më parë ishte gjetur dhe mjeti tip fuoristradë ku udhëtonte viktima.
Nga shtabi i emergjencave raportohet për disa ura pasarelë të shembura nga uji, duke lënë të izoluar mijëra banorë.
Në qarkun e Kukësit ka rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rurale, dhe bllokime të disa urave në fshatrat e rrethit dhe të Bajram Currit.
Ministyri i Transportit ka inspektuar nga afër rrugën e kombit, në zonën e mirditës, në zonën nga ku u bëri thirrje qytetarëve të evitojnë akset problematike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-demtojne-sera-cahet-argjinatura-e-lumit-mat-ne-tale/

Free Traffic Exchange