http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite me pare Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave per anëtarësim ne Bashkimin Europian dhe te dy kampet politike nxituan te marrin meritat per kete vendim te Brukselit. Kjo është hera e pare qe Berisha flet per vendimin e Komisionit Europian pasi edhe pse është shume aktiv ne rrjetet sociale te mekurën ish-kryeministri nuk beri asnjë postim per hapjen e negociatave. Dhe ndryshe nga sa kishte deklaruar me heret se KE nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet dhe çështja e kanabisit mund të ishte një kusht i ri, ish kryetari i pd deklaroi se opozita loboi per rekomandim pa kushte. Por lideri i maxhorances Rama ka theksuar se i vetmi kusht është zbatimi i vettingut ,i cili është bllokuar nga opozita. Por dy politikanet u përplasen edhe per qëndrimet qe kryeministri Edi Rama ka mbajtur ndaj Donald Trump. Qe prej momentit kur Donald Trump fitoi zgjedhjet ne shtetet e bashkuara opozita i përqendroi sulmet tek kryeministri Rama per shkak te vërejtjeve qe ky i fundit beri gjate fushatës elektorale.