http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt nxënësit në shkollën e Baletit në Tiranë do të kenë një ambient të ri dhe kushte më të mira. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pa nga afër gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhet kjo shkollë dhe lajmëroi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e saj. Kryebashkiaku tha se shumë shpejt do të nisë puna për prishjen e të gjitha ndërtimeve informale, rreth e qark shkollave. Në këtë shkollë studiojnë 226 nxënës të moshave 10-18 vjeç. Për shkak të gjendjes së mjeruar të godinës aktualisht nxënësit po vijojnë mësimin në ambientet e shkollës ?Migjeni?.