Ora News - Mbi 100 shtëpi të rrethuara nga uji në Qarkun e Shkodrës

2016-11-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Në qarkun e Shkodrës situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike. Në qytetin e Shkodrës lagjia Ajasëm vijon të jetë ende nën ujë.
Në fshatin Obot dhe Ana e Malit rruga është bërë e pakalueshme, ndërsa rreth 300 hektarë tokë ndodhen nën ujë. Po ashtu për shkak të rreshqitjeve të dherave dhe gurëve ka pasur probleme në akset rrugore në Fushë Arrëz dhe ne Gjegjan.
Po ashtu në fshatin Obot 100 shtëpi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërsa në njësinë administrative Bërdicë numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 20.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbi-100-shtepi-te-rrethuara-nga-uji-ne-qarkun-e-shkodres/

Free Traffic Exchange