Ora News – Kukan: Me vettingun po humbet kohë për datën e negociatave

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eurodeputeti, Eduard Kukan, është i mendimit se pa shënuar përparime në zbatimin ereformës në drejtësi nuk do të ketë datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE.
Në një intervistë për Drejtoren e Informacionit në RTV Ora News, Ilva Tare, Kukan tha se Komisioni nuk do të presë për zbatimin e të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi, por të paktën një ose dy për të treguar se ka vullnet politik për ti dhënë rrugë.
?Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre dhe kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të zgjidhë këto çështje dhe mendoj se në atë kohë komisioni do të vazhdojë se ka një zbatim të besueshëm dhe një datë mund t?ju caktohet?
Intervista
Zoti Kukan, një rekomandim me kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Çfarë do të thotë ekzaktësisht? Që nuk jemi gati për rekomandimin apo reforma në drejtësi është me të vërtetë e rëndësishme?
Jo, ju e morët rekomandimin për të nisur negociatat për anëtarësim. Kjo ndodh për herë të parë?. Do të thotë se keni një raport pozitiv dhe kushtet që përmendët, data ose koha e saktë për të filluar negociatat për anëtarësim është e lidhur me kushtet që përmenden atje. Theksi është tek zbatimi i reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukan-me-vettingun-po-humbet-kohe-per-daten-e-negociatave/