Ora News – Rekomandimi, Vasili: Thirrje për përgjegjshmëri të re në zbatimin e reformave

2016-11-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave një moment ku klasa politike shqiptare duhet të ngrihet në një nivel të ri përgjegjshmërie.
Në një intervistë nga Brukseli për Drejtoren e Informacionit të RTV Ora News, Ilva Tare, Vasili thotë se proçesi i reflektimit duhet të jetë i pandalshëm.
Intervista
Tare: Zoti Vasili, Shqipëria merr një rekomandim për hapje të negociatave, si e lexoni, çfarë do të thotë kjo? Është një mbështetje për reformat e deritanishme apo fakti që kushtëzohet sidomos në pjesën e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, tregon se diçka ka mbetur pezull dhe duhet vazhduar më tej?
Vasili: Është një vlerësim, kjo është e pa diskutueshme, vlerësimi nuk mund të jetë i njëanshëm, është një vlerësim kompleks ku në terësi vlerësohen jo vetëm reformat por dhe vullneti politik për ti bërë ato. Besoj se ka qenë përcaktuese, ashtu sikurse lexohet në këtë raport, votimi konsensual i reformës në drejtësi sepse në fund të fundit demostroi një vullnet politik të përgjithshëm, gjithëpërfshirës, gjerësisht të pranuar. Sigurisht vëmendja e Europës është që reforma të mos mbetet në letër, të ketë këmbëngulje për ti zbatuar ato. Këtë kam nënvizuar dhe në fjalën time në takimin dje me liderët e Ballkanit Perëndimor të partive social-demokrate dhe besoj që kemi marrë një vlerësim shumë pozitiv, besoj të merituar, por edhe një thirrje për përgjegjshmëri të re në zbatimin e reformave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rekomandimi-vasili-thirrje-per-pergjegjshmeri-te-re-ne-zbatimin-e-reformave/

Free Traffic Exchange