Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Europian i dha dritën jeshile Shqipërisë me rekomandimin për hapjen e negociatave dhe tashmë pritet vendimi i vendeve anëtare.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se nëse vendimi i KiE është pozitiv, Shqipëria do të çelë kapitujt 23-24, në të cilët ka dhe një avantazh në raport me vendet e rajonit.
I takon vendeve anëtare të vendosin nëse do të pranojnë këtë rekomandim pozitiv që ka bërë sot komisioneri Hahn për Shqipërinë.
Gjosha: Na është bërë e qartë dhe nga KE se nëse do të kemi një dritë jeshile dhe nga Këshilli, nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për çeljen e negociatave Shqipëria do ta nisë këtë proçes me kapituj 23-24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, sigurinë, të drejtat e njeriut. Janë të lidhura ngushtë të gjitha këto çështje me reformën në drejtësi të cilën ne sapo e kemi kaluar në Kuvendin e Shqipërisë, një reformë konsensuale. Është një reformë tejet e thellë që shpesh herë përmendet dhe nga KE që do të përdoret si model për vendet e rajonit. Këto do jenë dy kapitujt e parë që ne do kemi mundësi të çelim në momentin kur të merret vendimi përfundimtar pozitiv për çeljen e negociatave.
Për ?Tonight Ilva Tare?, Gjosha tha se Ministria e Integrimit tha se bashkë me të gjitha institucionet në vend po përgatitet shumë për ngritjen e të gjithë strukturave negociuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/integrimi-gjoshaj-po-punohet-per-strukturat-negociuese/