Ora News – Negociatat, Bregu: Data pas zgjedhjeve, ja pse debatova me Bumçin

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka vlerësuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
Në një intervistë dhënë për Drejtoren e Informacionit në RTV Ora News, Ilva Tare, Bregu shprehu bindjen se Këshilli Europian do të presë zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri për të vendosur për datën zyrtare të çeljes së negociatave.
Bregu sqaroi dhe debatin me kolegun demokrat Bumçi në Komitetin e Asociim Stabilizimit.
Intervista:
Tare: Zonja Bregu, çfarë do të thotë rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka vend për triunfalizëm, për të festuar, si e shikoni?
Bregu: Sigurisht që nuk ka vend për triumfalizëm, sidomos në një botë akoma më të pasigurt dhe në një Europë që nuk i bën dot llogaritë e veta shumë mirë, nuk ka vend për triumfalizëm, por është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Një proçes që ka nisur prej vitesh si një ëndërr shekullore e shqiptarëve për t?iu bashkuar Europës dhe që gjatë gjithë këtyre viteve është një proçes zbatimi, detyrimesh dhe kryerje reformash, sigursht që është një lajm shumë i mirë që tregon që proçesi nuk ngel në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-bregu-data-pas-zgjedhjeve-ja-pse-debatova-me-bumcin/