Ora News - Bushati: Zbatimi i Vettingut hap bisedimet për anëtarësim në BE

2016-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me drejtoren e informacionit të Ora News, Ilva Tare, tha se zbatimi i ligjit të ?Vettingut?, reforma në drejtësi vendoset nën shinat e detyrimeve të Bashkimit Evropian. Sipas tij, zbatimi i kësaj reforme hap kapitujt 23 dhe 24, me të cilat Shqipëria ulet në tavolinën e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, ministri tha se ky proces është një rrugë e gjatë.
Tare: Si e priti qeveria rekomandimin e kushtëzuar për hapjen e negociatave?
Bushati: Mendoj se duhet t?i qëndrojmë besnik asaj çka përcaktohet në rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Nuk do të preferoja të flisja për kushtëzim në kuptimin klasik të fjalës, por për një fjalë që praktikisht shoqëron rekomandimin e Komisionit Evropian.
Në qoftë se flasim për zbatimin e reformës në drejtësi, kjo është një çështje e rëndësishme për qeverinë shqiptare, popullin shqiptar. Siç e keni vënë re gjatë kësaj periudhe kjo është një çështje parësore dhe gëzon mbështetje të mbi 90% të qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-zbatimi-i-vettingut-hap-bisedimet-per-anetaresim-ne-be/

Free Traffic Exchange