Sipas buxhetit, vepra që merr "pjesën e luanit" për investimet është rruga Qukës-Qafë Plloç, e cila vitin e ardhshëm financohet me 2.73 miliardë lekë ose mbi 22 milionë dollarë. Ky aks ka nisur vitin e kaluar dhe sipas programit buxhetor afatmesëm përfundon në 2018-n.